Sunday, September 4, 2016

Shpresa

Asnjë ilaç nuk është më i mirë se shpresa. As zëri më energjik dhe bindës nuk mund të bëjë që trauma të ketë një zgjidhje. Dëshira për të shpresuar, na lejon të përballojmë provat e jetës së përditshme. Shpresë, do të thotë të kujtohemi se do të vlejmë gjithnjë më shumë, çfarëdo që të ndodhë. Askush nuk ka motiv të jetë viktimë e dëshpëruar. Pak situata janë vërtet pa asnjë zgjidhje. Falë shpresës, mund të shndërrojmë një tragjedi të madhe në një fitore. Nëse një situatë nuk ndryshon, mund të ndryshojmë mënyrën për ta përballuar. Për ata që besojnë, shpresa është një burim, që rrjedh në përjetësi.