Meqënëse dashuria nuk jetohet dy herë në të njëjtën mënyrë, ajo gjithmonë na provokon dhe na turbullon. Çdo dashuri e re kërkon sjellje të reja dhe të veçanta, veprime të kushtëzuara nga intuita dhe arsyeja jonë. Çdo situatë, e ndryshme nga ato të mëparshmet, sjell me vete kërkesa mjaft komplekse. Në çdo dashuri të re, ne jemi të prirur të vlerësojmë përvojat që kemi pasur, por vetëm me qëllim për të zbuluar se nuk kanë qenë të kota. Kjo na detyron të zhvillojmë mënyra të reja për të drejtuar dhe përballuar rinovimin tonë, duke gjetur një çelës tjetër për ndjenjat tona dashurore. Stili i vjetër, mënyrat e vjetra, zakonet e vjetra nuk u përshtaten mirë zotërimeve të ndjenjave tona të reja. Por, nuk duhet të trembemi nga fytyra e ndryshuar e dashurisë. Në dashuri gabojmë vetëm kur sillemi sikur e njohim atë në mënyrë të përsosur.