Sunday, September 4, 2016

Komplimenti

Sipas meje, zakonisht jemi më bujarë në komplimente me miq sesa me njerëzit që duam më shume. Kjo si për inat të faktit që, si studiuesit e sjelljes njerëzore, si vetë instinkti ynë na mësojnë se komplimentet ndikojnë mbi sjelljen në mënyrë shumë me të ndjeshme se kritikat. Ne të gjithë e njohim nevojen e sjelljes me ngrohtësinë dhe miratimin ndaj dikujt që e respektojmë, nëse nuk duam që dinjiteti ynë personal të pësojë goditje të rënda. Tani, askush prej nesh nuk është më i mësuar me komplimente, sepse ato duken sikur vënë në siklet si ate qe i ben, ashtu edhe atë që i merr. Të lehtë për kritiken, perballe lavdërimeve tregohemi të matur. Në qofte se nje fustan i ri gruaje është i mrekullueshëm, çte keqe ka te pohosh ketë ? Nëse krehja e flokëve është e bukur, perse të mos e themi ? Nëse dikush e bën shume mire zanatin e tij, nga lavderimet tona mund të ketë vetem kenaqesi. Lavderimet, njelloj si dashuria, kanë një vlerë vetëm kur shkembehen lirisht.