Sunday, September 4, 2016

Ekspertët ne qortim

Shumë nga ne janë ekspertë në qortim. Kemi perqafuar taktikën e rehatshme, duke i vendosur problemet dhe mangësitë tona në këmbët e të tjerëve. 'Jam i tillë dhe nuk kam ç'të bëj", më tha një burrë tepër i shqetësuar. "Fëmijëria ime ka qënë një ferr i vertetë". Njëzet vjet më vonë jeta e këtij tipi ishte ende e copëtuar nga plagë të pashëruara. Dhe, në fakt, thelbi problemit nuk ishte kaq i lidhur me të kaluarën e dhimbshme, sesa nga qëndrimi mospërfillës ndaj përvojave të kaluara, pa bërë asgjë për t'i shëruar. Depresioni, neuroza, pakënaqësia kronike nuk shkaktohen vetëm nga ndonjë ndodhi apo nga një person i vetëm, por, për më tepër, nga ajo se si një individ vazhdon të kundërveprojë ndaj tyre.Kur pushtohemi nga ajo që na përket neve të çlirohemi nga zgjedha e së kaluarës, do të dimë të cliroherni nga të gjitha përgjegjësitë e saj. Vetëm atëherë mund të përqendrohemi më shumë mbi dashurinë sesa qortimin.