Nganjëherë, vetëm duke u larguar përkohesisht nga një situatë që na duket e pashpresë, mund t'u japim jetë veprimeve të nevojshme për ripërtëritje. Shkëputja nga problemet vlen për të na dhënë kohën e nevojshme per të analizuar dhe organizuar gjërat. Çuditemi se shpesh zgjidhja ishte një hap larg. Familjarë, këshilltarë, libra dhe kurse praktike formojnë rezerva të vlefshme për të zbuluar mundësi të reja. Megjthate, duhet të kemi kohen e nevojshme për të gjetur zgjidhjet tona. Kur ndahemi nga një dashuri që venitet, me qëllim qe te reflektojme dhe për t'i dhënë jetë një vizioni të ri fakteve, ne vend që t'i kthejmë krahët problemit, duhet të ecim në drejtimin e mundshëm dhe të zgiidhjeve te pranueshme.