Ka nga ata, që gabimisht besojnë se, kur dashurojmë dikë, jemi të detyruar të themi gjithnjë "po", edhe përpara kërkesave ose sjelljeve më kapriçioze e zemërake. Ndihemi të detyruar t'i lejojmë çdo gjë njerëzve të dashur, me qëllim që t'ua shpërblejmë dashurinë që ata na dhurojnë. Por, me këtë rast, duhet të dallojmë ata që na duan me pastërti, nga ata që na duan, duke mbartur në shpirt doza të theksuara servilizmi. Kur nisemi të besojmë se, në shkëmbim të dashurisë i detyrohemi dikujt, dashuria nuk është më lojë. Ka çaste në të cilat thënia e një "jo"-je mund të jetë prova më e madhe e dashurisë. Kur kemi pastërti në ndjenjat tona, hedhim një hap të madh përpara drejt realizimit të respektit të ndërsjelltë. Një "jo" e qartë mund të na çlirojë nga mllefi, i cili bëhet reaksion i paevitueshëm për atë që e kanë mashtruar përmes një dashurie të rreme. Kundërshtimi i një mohimi mund të jetë një akt dashurie, që na ndihmon të zbulojmë te vetja jonë rezervat tona, të cilave ua kemi mohuar ekzistencën. Eksperimentimi i një dinjiteti të ri, për veten, sipas karakterit tonë, dhe paralelisht, përftimi i aftësive të duhura do të na jenë shumë të nevojshme.