"Nuk ka më dashuri në marredhënien tonë". Eshte një refren i trishtuar, që përsëritet shpesh. Njëlloj si shumë pohime të tilla, këto fjalë janë të pandershme me dashurinë. Nuk është dashuria, por jemi ne ata, qe kemi humbur marredhënien tone.Nëse jemi në gjendje të vleresojmë të gjithë faktoret që na kanë bashkuar, duke lartësuar në vite vlerën e tyre, do të qëndrojmë se bashku. Një marredhënie e tillë krijon një nga sukseset më të mëdha të jetës. Kjo është fytyra e qeshur e jetes. Për disa fytyra e keqja e jetës është se suksesi kërkon mundim. Lidhjet e shëndosha kërkojnë punën e dorës, djersën e mundin, nëse dëshirojmë që të ruajnë vlerën e tyre. Duhet të kapërcejmë pengesat, ose t'i përballojmë hallet me durim e qetësi. Duhet t'i kushtojmë vëmendjen e duhur pretendimeve dhe veprimeve mbrojtese,që kërcënojne dashurinë dhe, në të njëjtën kohë, është mirë të kapim me gëzim të gjithë misterin, entuziazmin dhe sfiden. burime këto, që na lejojnë të dashurojmë për gjithe jetën.