Intimiteti eshte dashuri.
Në kërkim të një marrëdhënieje intime ndërmjet nesh dhe një njeriu tjetër ka, sigurisht, një faktor rreziku. Ndërgjegjësimi ynë për nevojën e te tjereve mund te na trondisë thellë dhe na bën të dobët. Paradoksi qëndron në faktin se, nga njëra anë ndiejmë nevojën t'i hapemi dikujt dhe, nga ana tjeter, duam ta bëjmë këtë pa rrezikuar. Duam të jepemi pa detyrime, dëshirojmë intimitet të pacenueshëm. Por, në të vërtetë, intimiteti arrihet vetëm kur jemi të vendosur të hidhemi pa garanci në krahët e te afërmit dhe presim që edhe të tjeret te veprojnë në të njëjtën mënyre. Një kërkesë e tillë është e lindur dhe universale. Nuk ka dyshim se të gjithë e ndiejnë këtë nevojë pak a shumë si ne, madje, me te njëjtën thellësi. Dëshira për intimitet është një shenje force, jo dobësie; pjekuri, jo nevojë e brishtë e nje mendjeje të semure.Kur dashuria na çon në një intimitet të thelle, na ka ngjitur në nivelin më të lartë të përvojës njerëzore. Në këtë dimension ekzaltues në një shkallë të madhe heqim dore nga egoizmi ynë dhe shohim të vezullojnë dite te bardha ekstaze, që mund të jenë tonat. Kufijte ngatërrohen ne pafundësi. Megjithëse jemi dy veta, bëhemi një shpirt i vetëm.