Saturday, September 3, 2016

Shume prej nesh

Shumë prej nesh gënjejnë veten dhe të tjerët në kuptimin se ajo vlen për t'i bërë më të lehta dhe të pelqyeshme gjërat e kësaj bote. Por, me kalimin e kohës, genjeshtrat, megjithëse të vogla, në vend që t'i zgjidhin, behen përcaktuese të problemeve. Shumë gënjeshtra ne dashuri lindin nga bindja e gabuar se, për të qenë të dashuruar, duhet të jemi të përsosur. Kemi frike te vërtetën për shkak të dobësive që mund të kemi dhe qe të tjerët i kuptojnë. Duhet të kuptojmë se shkelqimi është objektiv, jo fundi i përsosmërisë. I gënjejmë të tjerët me mendimin se duhet të na duan të gjithë. Luftojmë derisa të gjithë të jenë të qetë dhe të gëzuar. Por edhe nëse kjo do të ishte e mundur, do të ishte jo efikase. Gënjejmë veten sepse nuk duam të kemi probleme. Mësojmë t'i hyjnizojmë disa të vërteta të papëlqyeshme duke bërë vetëmashtrim. Duke mohuar problemet tona apo duke i fshehur dhe veçanërisht në dashuri, zakonisht nuk bëjmë gjë tjetër veçse rëndojmë më tepër. Gënjeshtra, në të vërtetë, nuk luan ndonjë rol. Jo më kot është një nga përgjegjësitë kryesore në dështimin e marrëdhënieve dashurore. Asgjë nuk mund të jetë më dërmuese sesa zbulimi i gënjeshtrës te personat që kishim besim. Sinqeriteti është gjthmonë politika më pozitive. Sinqeriteti është një proces që fillon me ndershmërinë morale përpara vetvetes dhe mban gjallë dashurinë e të tjerëve për ne, në të njëjtën mënyrë dhe masë që ne sillemi me ta.