Saturday, September 3, 2016

Kurthi

Ne te gjitha marredheniet dashurore ka caste ne te cilat biem ne kurth dhe pyesim perse.Kemi pershtypjen se eshte ne loje egzistenca per mbrojtjen jo vetem te lumturise tonë, por edhe te ekuilibrit tone mendor. Kunderveprimi yne i menjehershem është duke u larguar, duke parë diku tjetër, duke lënë çdo lloj gjëje, asaj që t'i vëmë gjoksin realitetit. Në të vërtetë, eshte shumë më e lehtë te qahemi për situatën tone sesa te kalojmë në veprim për ta ndryshuar. Të ngremë zerin per të kundershtuar, mund të na ndihmoje për çastin të ndjehemi më mirë, por, në fakt, nuk i përmirëson kurrë gjërat. Hapi i parë që duhet bërë, për të dalë nga gjendja qendron në atë që të mos sillemi kot vërdallë, por të mendojmë seriozisht për atë që duhet të bëjmë për te dalë nga kurthi ku kemi rënë. Dhe, të bësh diçka, nuk përfshin rritjen e qarjeve tona. Shpesh ndodh të largohemi pikërisht nga ajo, për të cilën kemi më shumë nevojë dhe, për rrjedhojë, të gjendemi të vetmuar dhe të dëshpëruar. Është plotësisht nje gje tjetër dhe me e mire që duhet bërë dhe kjo eshte '' te vazhdojmë të përmirësojmë veten tonë. ''