Saturday, September 3, 2016

Siguria eshte dashuri

Siguria eshte dashuri.

Me gjithë madhështinë e forcës së saj, nuk mund të jetojmë vetëm me dashuri. Kur unë rritesha në gjirin e familjes time të madhe, shpesh kemi qenë të detyruar të jetonim nën nivelin e varfërisë. Jo rrallë ushqimi na mungonte, hapësira ishte e çmuar në atë shtëpi, që ishte e ndërtuar për gjysmën e pjesëtarëve që ishim dhe, sa për veshjen, kishim gjithnjë rroba të vjetra. E, megjithatë, mbijetuam, madje e rritëm mirëqenien. Natyrisht, isha i ndërgjegjshëm se të tjerët kishin më shumë gjëra se ne, por siguria që na jepte dashuria ishte një shpërblim i madh. Secili prej nesh mbështetej në ndihmesën e të tjerëve. Nuk dinim ç'ishte vetmia. Dhe ishim gazmorë, ndërsa gjenia gatuese e mamasë na çudiste se si mund të përgatiste aq gjëra të shijshme me ato pak mundësi që ishin. Ndienim ngrohtësinë e babait dhe aftësinë e tij si kopshtar dhe mahniteshim se sa lloje zarzavatesh ushqyese nxirrte nga ajo copë toke e vockël, madje ende është për mua një mister dhe vazhdon të më lërë të habitur. Dashuria qëndronte gjithnjë mes nesh duke na ndihmuar të përballojmë të gjitha mungesat e tjera. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se mësuam të vlerësojmë se cilat janë nevojat e vërteta.