Friday, September 2, 2016

Uni ynë

Me të drejtë thuhet se e vetmja gjë që kemi fuqi konkrete të ndryshojmë është Uni ynë. Ne jemi të lire të ndryshojmë këndvështrimin tonë për botën; mund të ndryshojmë atë që bëjmë, atë që besojmë, menyren tonë të veprimit me njerëzit si dhe ndaj situatave. Vetëm kur na hipën në kokë të ndryshojmë të tjerët,takojmè mashtrimin dhe zhgënjimin. Nëse dëshirojmë që të tjerët të ndryshojnë,gjeja me e mirë që mund të bëjmë është të shtrojmë një tryeze sipas alternativave të dëshiruara dhe t'i ftojmë te shperndajnë numrin më të madh të mundshëm, duke lene në dëshirën e tyre t'i pranojnë apo të mos i pranojne, pa dhënë gjykimin për llojin.Jashtë kesaj çdo nismë është e paracaktuar të na çojë në tragjedi.