Ajo që kam
Lumturia ime nuk është kurrë ajo që kam,
Që kam në sy e në dorë,
Në shpirt, në gjak, në mendim të mbaruar,
Sepse, lumturi s'do të thotë të Kesh,
Lumturi do të thotë, gjithmonë të Jesh
Duke Kërkuar.
Prandaj s'më mjafton vetja ime Për veten,
S'më mjafton e dashura, koha,
As hapësira e Tokës,
Që marr
Nga e tëra, ndarë copë-copë
Në të liga-të mira.
Dhe nis kësisoj një ikje të magjishme,
Ikje ndryshe nga ikja e mjerë me trup
Të drobitur,
Ikje primitive e njeriut të ligur.
Astronaut i mendimit të lirë,
Nga e njohura drejt të panjohurës Shkoj,
Për t'u kthyer,
Me shpirt të kënaqur nga njohja e shtuar
Me mendim të munduar.