Tuesday, September 6, 2016

Durimi

Asgjë nuk ka më shumë vlerë formuese se durimi. Durimi është virtyti që na lejon të presim, të kuptojmë, të shpresojmë. Por, nganjëherë, duket sikur është harruar në një botë, të prirur përjetësisht nga ankthi për të vepruar me shpejtësi. Durimi dëshmon gjakftohtësi dhe vrojtim përpara mossukseseve dhe zhgënjimeve. E, megjithatë, ne dëshirojmë veprimet, përgjigjet, zgjidhjet dhe i kërkojmë ato me shpejtësi. Kjo filozofi është përgjegjëse për shumë gjykime të përshpejtuara, që kanë shkaktuar dëshpërim dhe vuajtje të panevojshme. Në dashuri, përgjigjet më të vlefshme kërkojnë kohë për të arritur zbulimin e të vërtetës; kohë, të mbështetur nga shpresa, nga mungesa e presioneve të dëmshme. Shumë nga problemet tona krijojnë hije e mjegull, që shpërndahen vetëm nën dritën e durimit.Kush di te dashurojë në mënyrën e duhur dhe me shumë forcë, mëson të pranojë e të përjetojë çastet e pakëndshme, në të njëjtën mënyrë si ato të gëzimit të madhërishëm: Shpërblimi më i madh, që na jepet nga durimi, ështe dashuria që i qëndron kohës.