Askush nuk ka forcën të parashikojë të ardhmen.
Unë besoj se është më mirë kështu. Nëse do te varfëronim elementet e saj, si e papritura dhe misteri jeta jonë do të ishte e gjatë dhe e mërzitshme. Paaftësia për të parashikuar edhe të ardhmen më të afërt, bëhet një problem vetëm kur jemi të prirur të imagjinojmë më të keqen. Shumë nga ne duket se kënaqen tek arrijnë shpejt në përfundime negative. Shohin fytyra kërcënuese jashtë çdo dritareje, në çdo cep të rrugës. Duke vepruar kështu, i mohojmë vetes rastet e gëzimit dhe të zhvillimit pozitiv, duke projektuar probleme atje ku ato në fakt nuk ekzistojnë. Thyejmë nismat inkurajuese të një miku, të një personi të dashur, me bindjen se shprehim qëllime të ndryshme. Njëlloj jemi të prirur të mendojmë, që nëse ne do të shkojmë te një person tjetër, po për të njëjtën arsye nuk do të pranohemi. Për rrjedhojë, nuk e kapim kurrë rastin që do të na çonte në realizimin më të rëndësishëm të ekzistencës sonë. E ardhmja është ku do të kalojmë jetën që na ka mbetur dhe varet nga ne që ta mbushim me guxim dhe besim, ose të ecim qorrazi drejt një fati të mjegullt dhe kërcënues. Por, për faktin se e nesërmja ka forcën te. bëhet një e sotme dramatike dhe e papritur, ështe interesi ynë të jetojmë të tanishmen dhe të lejojme te ardhmen të vijë dhe të na tregojë vetë.