Monday, September 5, 2016

Castet e fundit

Kete ngjarje e tregon nje profesor i huaj.!
Në një auditor, në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, ku kam dhënë mësim për shumë vite, më ka ndodhur një gjë që nuk mund ta harroj kurrë. Një studenti të kursit tim iu diagnostikua një distrofi muskulare, që në rastin e tij, ishte një sëmundje në zhvillim dhe e pakthyeshme. Nuk kishte shpresë të shërohej. E vetmja siguri që i kishte mbetur, ishte se do t'i kalonte muajt e fundit të jetës pa dhimbje dhe në kushte relative të mirëqënies. Lajmi e shqetësoi shumë, por, në të njëjtën kohë, djaloshi nuk e humbi forcën shpirtërore. Kishte vendosur të jetonte ditët e fundit të jetës në kushtet normale më të mundshme. Edhe kur po i vinte fundi, vinte në klasë pasi pinte shumë qetësues, i trullosur dhe dukshem i trembur. Pastaj, kur u bind se për të ndjekur leksionet ishte e pamundur, bëri një kërkesë të pazakontë. Shprehu dëshirën që secili prej shokëve të klasës ta përqafonte për të fundit herë. Në sytë e djaloshit, asnjë frikë. Sytë e tij shprehnin mënyrën më të bukur e mendimtare, madje kishin domethënien e çasteve të shkurtra të ëmbëlsisë. Secili prej nesh mendonte se jetët tona janë varur në një fill dhe, njëkohësisht, sa njerëzore është të shprehim dashurinë tonë, cilado qoftë mosha apo kushtet shëndetsore.
Të mohosh dashurinë për çdo lloj arësye, do të thotë te privosh të tjerët nga më e mira gjë që kemi për të dhuruar. Të veprosh kështu, qoftë edhe për një ditë, minimizon cilësinë e një marrëdhënieje njerëzore.
- Të presësh dashurinë një jetë të tërë është tragjedia më e tmerrshme e ekzistencës.