Pasi ka kaluar shumë kohë nga fillimi i një marredhënieje, bindemi se nëse duam ta mbajmë gjallë, ajo kërkon forca të pakufizuara të imagjinatës krijuese, jo më pak se forcat e gjalla intelektuale. Zakonisht, ai që përgjumet në krahët e dashurisë zgjohet në prag të zhgënjimit. Dashuria kërkon vigjilencën tonë, jo më pak se përgjegjshmëria e plotë për gjithçka që ndodh rreth nesh. Duhet të jemi të ndjeshëm dhe perceptues edhe ndaj treguesve të mprehtë, që denoncojnë kerkesat, ndryshimet, frikën dhe zhgënjimet. Duhet të jemi të gatshëm të veprojmë në mënyrë krijuese, pa e lenë veten të ndikohemi nga paragjykimet ose sjelljet, doket dhe zakonet. Fatkeqësisht, ne priremi të quajmë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënieve tona të dashurisë. Përsa i perket dashurisë, përfundimi është shpesh negativ. Pastaj, siç ndodh me frekuencën më të madhe, duhet të vemë në veprim një përpjekje të fuqishme për të rifituar atë që kemi humbur, sepse nuk kemi ditur ta ruaimë kur ajo na përkiste neve.