Shpesh ne jemi të prirur të harrojmë lojërat fëmijërore. Zakonisht, lojërat e të rriturve kanë nje strukturë të përcaktuar, kanë rregulla saktësisht te vendosura dhe qëllimi i tyre ka si objekt fitimin. E kundërta ndodh me fëmijët, të cilët luajnë për kënaqësinë dhe dëfrimin që u jep loja. Dashnorët, që luajnë me njëri-tjetrin, e njohin vlerën e të qeshurës, të dëfrimit dhe të të papriturave. Kur jepen në dashuri, zbulojnë hapësirat e imagjinatës, të cilat shpesh humbasin në veprimtarinë e përditshme në të cilën ndërthuren shumë marrëdhënie të çiftit. Loja krijuese mund të na ndihmojë për të organizuar në mënyra të reja kontaktin tonë me njerëzit edhe me sendet. Loja nxit edhe një bashkëveprim të gëzuar dhe të pastër, duke na shkëputur nga konkurrimi që karakterizon strukturën tonë shoqërore. Të luash për t'u dëfryer me të vërtetë, shmang ankthin për fitore.Dikur kam këshilluar një çift që të luanin më shpesh. Ata e morën me kënaqësi këtë mendim dhe, ndoshta,u shërbeu për të lehtësuar hallet e kësaj jete. Kështu, blene një tavolinë ping pongu. Luanin çdo mbrëmje pas punes. Por ajo që filloi me synim për të kaluar kohën, nuk vonoi të shndërrohej në një betejë (ndeshje serjoze) per çdo natë. Ai filloi të shfaqë aftësitë „duke mos pasur mëshirë, ndërsa ajo nuk kishte më guxim te luate dhe hoqi dore ''duke ja futur topin në gojë". Për fat e kuptuan dhe parapelqyen një lojë tjetër më pak luftarake, të rrezikshme dhe miqësore sesa ping pongu që rrrezikonte lidhjen e tyre bashkëshortore. Tani e perdorin tavolinën e ping pongut si tryezë për të hekurosur si dhe për punë të tjera. Fred Donaldson e perkufizon lojen si: një formë krvengritjeje në një botë të ç'humanizuar. Dhe, pa dvshim kjo është e vërtetë. I vetmi qëllim i lojës është ai i dëfrimit, duke i drejtuar mendimet tona në synime të tjera më të këndshme, për të bërë, për pak çaste, shaka të gezueshme, për të dalë nga mbretëria e inteligjencës. Duke bërë kështu, ne zbulojmë një anë pozitive të jetës sonë që e ngre jetën mbi çdo analizë dhe krijon një komponent thelbësor të dashurisë.