Ne të gjithë pothuajse shmangemi t'i afrohemi shumë vetvetes. Nuk pyesim me interes të veçantë se cilët jemi, përse sillemi në një mënyrë të caktuar. Nuk kemi besim te mendimet tona, ndjenjat dhe ëndrrat tona. Kemi frikë, se duke analizuar veten nga afër, do të përfundojmë të zbulojmë kutinë e Pandorës. Në të vërtetë, vetëm kur përballemi me demonët tanë të paragjykuar, fitojmë aftësi në zhvillimin e marrëdhënieve me njerëzit. Me gjithë thirrjet e vazhueshme të filozofëve dhe psikologëve: "Të njohim vetveten", kjo gjë na duket shumë pak e rëndësishme. Për rrjedhojë, vazhdojmë të jetojmë vetëm me të panjohur. Por, si mundet, atëherë, të marrim mbi vete detyrime dhe përgjegjësi për llogari të të tjerëve kur nuk arrijmë të çimentojmë marrëdhëniet me veten tonë? Nuk mund të pretendojmë të fshihemi se cilët jemi
dhe t'u kërkojmë të tjerëve, që edhe ata, nga ana tyre të fshehin se kush janë, të na dashurojnë dhe te presin nga ne lumturi.