Kohët e fundit kam humbur një mikun tim te ngushtë. Miqësia jonë, gjithnjë e ushqyer dhe e mbajtur ne nivelin më të lartë, zinte fill që prej tridhjetë vjetësh. Në gjithë këto vite ka pasur ngritje e ulje, por e dinim me siguri, se asgjë nuk mund ta prishte miqësinë tone në rritje e në zhvillim. Shpesh mendoj për çastet e mrekullueshme dhe grindjet e jetuara së bashku, për shumë ndryshime që ai dhe unë përballuam dhe, më në fund, për lidhjen që na bashkoi për tërë jetën. Unë, megjithatë, e di me siguri se nuk i humbasim kurrë njerëzit e dashur, madje as me vdekjen e tyre. Ata vazhdojnë të jenë të pranishëm në çdo veprimtari tonën, në çdo mendim apo vendim tonin. Dashuria e tyre lë në kujtesën tonë një gjurmë të pashlyeshme. Gjejnë prehje sepse jeta jonë është pasuruar nga dashuria që kemi shkëmbyer me ta. Herët a vonë, të gjithëve na duhet të ndahemi nga ata që i duam shumë. Megjithatë, ata nuk humbasin. Dashuria na bën gjithmonë më të mirë. Për këtë, dashuria ka forcën të kapërcejë vdekjen.