Sunday, September 4, 2016

Sjellja njerëzore

Meqënëse sjellja njerëzore është e paparashikueshme dhe jo e qëndrueshme, në dashuri nuk mund të kemi siguri. Burra e gra rriten, zhvillohen, ndryshojnë drejtim, krijojnë vizione të reja për jetën, paraqesin kërkesa të ndryshme. Ndryshimet janë të paevitueshme. Megjithatë, edhe pse të thella, këto ndryshime janë shpesh të mprehta. Nganjëherë nuk i shfaqim, derisa të mahnitur, bindemi se njeriu tek i cili kemi investuar kaq kohë të jetës sonë është bërë një i huaj. Dhe pyesim veten, se kur ka ndodhur kjo, ose arrijnë në përfundimin se kjo është një krizë, një gjendje e çastit. Nuk jemi përgatitur të pranojmë që një njeriu ynë i dashur ka pësuar një transformim, sado të vogël, dhe që kjo të mos jetë vënë re nga perceptimi ynë. Një gjë është e qartë: marrëdhënia midis dy njerëzve krijon në vetvete një element rreziku dhe pasigurie. Ndoshta, kush e gjen marrëdhënien tronditëse, është i prirur të besojë se dashuria e tij është një pikë e ndalur, e parealizueshme. Të tjerë, në të kundërt, e përbuzin hipotezën e një sjelljeje të paparashikuar edhe në njerëzit që njohin më në thellësi. Por, më parë se të parashikojmë simptomat kërcënuese të një personaliteti të ëmbël, duhet t'i pranojmë këto ndryshime si shfaqje të reja e aspekte të padyshuara të personalitetit të tyre. Nga ana tjetër, parashikimi është tepër i mërzitshëm.