Tuesday, September 6, 2016

Kushtezimi ne dashuri

Ka edhe individë të bindur se dashuria mund të pranohet ose të kushtëzohet duke përdorur mjete të detyrimit. Na nxitin me forcë të hyjmë në labirinthin "ti duhet" dhe "ti patjetër duhet", derisa të detyrohemi t'i duam sipas kushteve të tyre ose t'i humbasim. Këta "të dashur" na shtypin nën petkun e fajit dhe të frikës, derisa fatkeqësisht të bëhemi qesharakë dhe të vegjël nën presionin e tyre. Shpesh ata ia arrijnë qëllimit të tyre. Na presin krahët (hovin), na futin në një kafaz të artë ku na japin të pimë dashurinë e tyre sipas synimeve dhe kapriçiove tërësisht personale. Thoreau vërente se zogjtë nuk këndojnë kurrë në guva. Kjo është e vërtetë edhe për njerëzit. Kemi lindur të lirë dhe kemi të drejtë të dashurojmë pa urdhra, pa shtrëngim. Çdo mënyrë tjetër është një imitim, apo me keq një shtrembërim i dashurisë.
Askush nuk ka arritur dhe nuk do të mundet kurrë te na shtrëngojë ta duam. Dashuria e lirë, na bën të aftë të dashurojmë plotësisht, pa frikën e fatit dhe pa nevojën te vazhdueshme t'u përshtatemi qëllimeve të të tjerëve.Detyrimi na varfëron. Dashuria përkundrazi, na jep forcen të vazhdojmë me vendosmëri të ndërgjegjshëm drejt një lirie gjithnjë e më të plotë.