Nuk është e lehtë të duash një njeri kur, vazhdimisht qortohemi prej tij. Asgjë nuk mund të jetë në kohë më shumë vullnetthyese dhe e pasaktë. E, megjithatë, të trishtuar siç jemi, si rregull nga trishtimi nuk i dëgjojmë njerëzit, që mund të jenë më të mençur; shkëmbejmë vazhdimisht qortime, të bindur në njëfarë mënyre, se kjo është një formë komunikimi. ''Sa herë duhet të ta përsërit?'' — na qortojnë. ''A do t'i japësh fund apo jo?'' — ta kthejnë me një frymë. ''Nuk mundem më, por po ta them edhe një herë''... - ''Problemi me ty është se...''- pohojnë më një ton të fryrë, sikur të mos kishin asnjë dyshim për atë që do të dëgjonin.
E kështu, pafundësisht.
Ajo që mund të fitohej në të gjitha këto raste mohimi, përtej fajit, dashakeqësisë, qortimit, për mendimin tim na ikën krejtësisht. Madje, duket si sadiste kjo nevoje për t'i hequr vërejtje dikujt në emër te dashurise. Shoqëria di të na ndëshkojë mjaft mire kur bejme gabime. Nuk kemi nevojë për më tepër ankth, të cilin na e japin personat të cilëve u drejtohemi për ndihmë e rnbështetje. Roli i atij që na do është të na qëndrojë pranë për të mjekuar plagët me butësi e kujdes: duke mos u marrë me qortime të rënda të kota, që çorodisin mendjen, të çajnë veshët dhe të prishin nervat.