Monday, September 5, 2016

Vitet e pjekurise

Personalisht, kam arritur në konkluzionin se numri i viteve të jetuara nga secili prej nesh nuk ka asnjë lidhje me shkallën e pjekurisë. Ka fëmijë më të ndjeshëm e më të përgjegjshëm sesa të rriturit, me gjithë edukimin e tyre. Pjekuria na e bën shumë më të thjeshtë arritjen e zhvillimit fizik, që do të thotë se kemi zhvilluar jo vetëm mendjen, por edhe ndjeshmërinë tonë emotive. Ajo kërkon guxim për të përballuar detyrimet në jetë dhe inteligjencë për të pranuar atë që nuk është e thënë të ndryshojë. Por, njelloj na shtyn të tentojmë të kuptojmë sjelljen njerëzore edhe nëse ajo vazhdon të na shqetësojë dhe të na shkaktojë zhgënjime.
Njeriu i pjekur e di se ka shumë rrugë, shume zgjidhje, shumë përfundime. Dashuria nuk këmbëngul për përsosmëri. Ai na detyron, pak a shumë të kuptojmë lidhjen e rëndësishme që ekziston ndërmjet asaj që jemi, asaj ne të cilën besojmë dhe asaj se si sillemi.