Për vetminë time
“Nuk kam dëgjuar e as nuk kam parë si vetmia. Ajo të pushon, të jep dinjitet dhe të fal nder, të largon nga e keqja dhe nga e padobishmja, të mbron shpirtit dhe ta ruan kohën, të largon nga xhelozët, shpirtligët e smirëkeqët që qeshin kur ti qan, ta prezanton ditën e ardhme dhe të gjykimit në tru, të përgatit për ditën e takimit tënd me Zotin,të pasuron me përulje e adhurim, ta aktivizon memorjen në gjërat e vlefshme, të bën të kuptosh më pastër, të bën të nxjerrësh përkuflzime më të urta rreth çështjeve diskutabile në jetë.
Vetmia të jep kohë për hulumtimin e duhur e një aktiviteti që të njohësh detyrën dhe qëllimin kryesor të ardhjes tënde në këtë botë.
Qëndrimi yt i vetmuar ka dinjitet dhe peshë tek Zoti që s'e di kush veç Tij. Veçimi yt prej turmave të bën të mbledhësh frytet e mendimit tënd, të këpusësh idetë nga mendimet e tuaja aq të pastra sa që i gjasojnë filizave të reja ndër lulishte. Por mos harro se në të gjen edhe qetësimim e zemrës, largimin nga armiqtë e ziliqarët, dhe se je larg syrit të keq.
Kur ti veçohesh mbron gjuhën dhe gojën nga fjalët e kota,që mund t i kishe folur. Vetmia është si një mbulesë që hidhet mbi fytyrën e bukur. Nuk ka vetmi më të mirë se sa kur ke edhe librin në dorë. Kur hap fletët e tij, të hapen dyert e jetës; kur lexon rreshtat e librit të zmadhohen bebëzat e syrit, thua se duan t’i gëlltisin shkronjat. Kjo pra është vetmia që të bën të uritur per lexim.
Shpirti në vetmi kënaqet, zemra rri rehat, truri rri i gatshëm për të gjuajtur të vlefshmet. Në vetmi nuk punon për t u parë nga njerëzit, se vetminë s’ta shoqëron kush pos Krijuesit tënd, e as t’i dëgjon fjalët e tua dikush prej njerëzve. Ty t’i dëgjon edhe fjalët edhe të rrahurat e zemrës vetëm Zoti i Cili ua dhuroi zemrën dhe di çka fsheh e shfaq ajo.
Të gjithë ndriçuesit, të dobishmit, të mprehtit dhe të zgjuarit, vigjilentët në histori e të lartit në virtyte u konsideruan si syte e kohës dhe yjet e territ. Këtë vlerë të lartë ata e arritën duke i ujitur rrënjët e virtyteve të tyre me ujin e vetmisë. Virtyte të mira që i ngjajnë pemës së mirë me rrënjët e saja të thella në tokë, e degët e saj janë të larta e që me vullnetin e Zotit ato japin frytin e vet në çdo kohë!
"Shpeshherë më thonë se je vetmtuar dhe e do vetminë,
S’të shohim kurr ndër popull, e as bashkohesh me njerëzinë.
Nuk e di se ç’i ka kapur kjo mërzi për mua,
Me punët e mia merren, të tyret i kanë harruar
Nëse më thonë se gjithë duniaja, vetminë tënde e ka kuptuar,
Ju them se thashethemet më sëmurën, shpirti im duhet shëruar.
Nëse diturisë që mora përsipër s'i jap hakun që ma kërkon,
S’paskam bërë tjetër, veç rendur për para që zemrën ma miklon.
Të lodhem duke mbjellur pemën, e në fund të këpus veç degën e saj?!
Më mirë të mbetem i paditur, injorancën përherë në kokë ta mbaj.
Se sikur të diturit ta kishin mbrojtur diturinë, i mbronte edhe ajo ata,
Dhe sikur ta vlerësonin shpirtërat e tyre, ndriçimin e saj do kishin parë.
Por e zhvlerësuan, e vetë u ç’vlerësuan dhe u shkatërruan,
Kur u hetuan se për fitim të kësaj jete, diturinë e lëvruan.
Dhe të mrolur e të vrazhdë në fytyrë, prej saj u larguan,
As të kënaqur në këtë dunja e në tjetrën të mallkuar”.
‘Kush dëshiron të ketë vlerë, i qetë nga mërzitë e gjata,
Të veçohet prej njerëzve, dhe le të pajtohet me të pakta.
Përndryshe s’mund t’jetosh jetë të pastër dhe të mirë,
Kur tradhtarët pas shpine të mbyllin sytë, e lëvdimet kanë rënë lirë.
Kur kopracët të lodhin shpirtin, e xhelozët përgatisin sherrin,
Vrapo për veçim kur kësisoj të njohish, se shpejt ta shkelin nderin!”
Kënaqësinë e jetës kurrë nuk e shijova,
Përveç librit dhe fletëve që mbi to shënova.