Ndalu një çast...
Mos u brengos, sepse brengosjet të shqetësojnë edhe më shumë rreth të kaluarës, të frikësojnë mbi të ardhmen, si dhe ta harxhojnë ditën pa aktivitet e punë.
Mos u brengos, se mërzia ia ndal zemrës të rrahurat dhe e bën të punojnë me dhimbje. Brengat ta mrolin ta nxijnë fytyrën dhe, ta shuajnë shpirtin dhe t’i humbin shpresat.
Mos u pikëllo: se e gëzon armikun, shqetëson shokun e mikun, dhe ziliqarin e dëfren.
Dëshpërimi nuk ta rikthen atë që të shkoi dhe humbi, s’ta ringjall të vdekurin, e as nuk e ndryshon caktimin, por as s’e heq dobinë. Pastaj më e rrezikshmja është se dëshpërimi rrjedhën e ka nga i mallkuari, të rrënjos thellë shpresëhumbjen duke të paraqitur para syve varfërinë, të jep humbje të vërtetë e dështim të fortë.