Monday, January 27, 2020

Niçe 35

Duke mos marre parasysh vlerën e pohimeve si "ka tek ne një imperativ të prerë", gjithmonë mund të pyetet: çfarë thotë një pohim i tillë për atë që e bën? Ka morale që kanë për qëllim të mbrojnë autorin përballë të tjerëve, morale te tjera do të duhej ta qetësonin dhe ta pajtonin me vetveten, me morale te tjera autori synon të mbërthehet në kryq dhe të poshterohet nga vetja, me të tjera synon të hakmerret,me të tjera të fshihet, me te tjera të ndriçohet dhe të ngrihet lart e të shkojë larg ky moral i shërben autorit të tij të harrojë, ai tjetri ta bëjë të harrojë veten ose diçka të vetën; disa moralistë; në këtë mënyrë, do të dëshironin të kishin pushtet mbi njerëzimin dhe një dell krijues; të tjerët, ndoshta edhe Kanti, me moralin e tyre lënë të kuptosh: "Ajo që tek unë është ia vlen ti kushtosh vëmendje është fakti që di të bind,dhe për ju duhet të jetë ndryshe nga ç'është për mua!"
Me një fjalë,pothuajse të gjitha moralet e shpikura nga njerëzit janë vetëm një 'gjuhë mimike e pasioneve.'