Thursday, January 30, 2020

Niçe 39


Ndryshimi i qenieve njerëzore nuk del vetëm nga ndryshimi i tryezave të tyre të të mirave, pra nga fakti që i mendojnë të dëshirueshme të mira të ndryshme dhe nuk përputhen mes tyre për sa ka lidhje vlera më e madhe ose më e vogël, hierarkia e të mirave të pranuara njëzëri: ajo del në dukje edhe më shumë në atë që e quajnë një gjë të mirë një "pasje" dhe "zotërim" të vërtetë. Për shembull, në lidhje me një grua, për njerëzit më të thjeshtë është shenjë e mjaftueshme dhe e kënaqshme të kenë dhe të zotërojnë trupin e saj dhe të kënaqen seksualisht me të; një tjetër, me lakminë e tij më dyshuese dhe më kërkuese të zotërimit, shikon "dyshimin", dukjen e thjeshtë të një "pasje" të tillë dhe do prova më të holla, mbi të gjitha, për të mësuar nëse gruaja  jo vetëm nuk i jepet, por për të lënë gjithashtu atë që ka ose që
donte ta kishte: vetëm në këtë mënyrë mendon ta "zotërojë". Një i tretë nuk e përfundon këtu dyshimin e tij dhe dëshirën e zotërimit: ai do të pyesë veten nëse gruaja, duke lënë gjithçka për të, nuk e bën për një përfytyrim fantastik të tij, në këtë mënyrë ai dëshiron së pari të njihet deri në fund, madje sa me thelle, që pastaj të ketë mundësi të dashurohet dhe guxon të jepet pas intuitës. Ai e ndien të dashurën krejtësisht në zotërim të tij vetëm kur nuk gënjehet në lidhje me të, kur ajo e do për djallëzinë e tij dhe për pangopësitë e tij të fshehta po aq sa për mirësinë, durimin dhe karakterin shpirteror të tij. Ai do të dëshironte të zotëronte një popull dhe për këtë qëllim i quan të drejta të gjitha dredhitë më mjeshtërore të Kaliostros dhe te
Katilinës. Një tjetër, me një lakmi më të hollë zotërimi, thotë: “Kur dëshiron të zotërosh nuk duhet mashtruar". Eshtë acaruese dhe e padurueshme ideja që për ta përgatitur zemrën e popullit është një maskë e tij: "Prandaj duhet që të më lësh të njoh dhe që para kësaj unë të njoh veten time!" Midis qenieve njerëzore të gjindshme dhe mirëbërëse gjendet pothuajse rregullisht ajo dinakëri e trashë që di më parë t'ia përshtasë vetvetes atë që duhet ndihmuar, gati, për shembull,pasi "ta meritoje" ndihmën, të kërkojë pikërisht ndihmën e tyre dhe ti duhet të tregohet thellësisht mirënjohës, i dashur, i nënshtruar për çdo ndihmë: me këtë ide vendosin për atë që ka nevojë si për një provë,
duke qenë qenie njerëzore dashamirëse dhe të gjindshme vetëm për nevojë zotërimi. Kur kryqëzohet rruga e tyre ose i del përpara në të ndihmuar, ata bëhen xhelozë. Prindërit, pa dashur, e shndërrojnë djalin në diçka të ngjashme me veten: këtë ata e quajnë "edukim". Asnje nënë, duke lindur një fëmijë, në thellësi të shpirtit të saj nuk dyshon se po bën një zotërim, asnjë baba nuk ia mohon vetes të drejtën që të mund t'ia nënshtrojë ideve të veta dhe vlerësimeve të veta. Madje,dikur, baballarëve u dukej e natyrshme që mund të rregullonin sipas
kënaqësisë së tyre për jetën dhe vdekjen e të porsalindurit siç bënin (gjermanët e lashtë). Por edhe sot, si babai ashtu dhe mësuesi, klasa shoqërore, prifti, udhëheqësit shohin në çdo qenie të re njerëzore një rast te volitshëm për zotërime të reja. Nga kjo gjë rrjedh se...zotërimi ndryshon nga edukimi!