Të mençurit kanë thënë: “I urti, kur e kaplon vështirësia, e ngushëllon veten në dy mënyra. Njëra është të kënaqurit sa je ende i palënduar. E dyta është të shpresuarit për rrugëdalje nga vështirësitë që të kanë goditur.
Injoranti dridhet dhe nevrikoset në situata vështirësish në dy mënyra. E para është numri i njerëzve nga të cilët kërkon ndihmë. E dyta është frika e tij e vazhdueshme për atë që është më e keqe.”