Saturday, January 11, 2020

Depresioni

Depresioni është rruga që shpie në vuajtje 

Gazeta el-Muslimun, në numrin 240, viti 1990, jepte një raport ku tregohej se në botë ekzistojnë më shumë se 200 milion njerëz që vuajnë nga depresioni. 

Depresioni ka kapluar tërë njerëzimin. Këtu s’përjashtohen njerëzit e Perëndimit apo të Lindjes, e as të varfrit apo të pasurit,por kjo sëmundje godet të gjithë, dhe në shumë raste përfundimi i saj është vetvrasja. 

Vetëvrasja s’njeh pozita apo shtete, mirëpo frikësohet nga besimtarët. Disa satistika tregojnë se sot në botë numri i të sëmurëve me depresion arrin mbi 200 milion dhe se një ndër dhjetë persona në botë janë të prekur me këtë sëmundje. Rreziku i kësaj sëmundje është se nuk godet vetëm të moshuarit, por edhe foshnjën në barkun e nënës. 

Sipas raporteve mjekësore, që janë botuar, ish-presidenti amerikan Ronald Reagan ishte viktimë e vuajtjes nga depresioni. 
Ai edhe në moshën shtatëdhjetë vjeçare ka pasur depresion dhe tension të lartë, megjithë operacionet që iu bënë. 

Poashtu shkaku i vdekjes së poetit Salah Shahin ishte depresioni. Thuhet se Napoleon Bonaparte-i ishte në depresion të thellë para vdekjes. 

Janë të shumta rastet ku depresioni i njeriut rezulton edhe në dëm të të tjerëve. Shembulli i nënës gjermane, e cila vrau tre fëmijët e saj, ngase ishte depresive, dhe duke dashur t’i “rehatojë” fëmijët e saj nga dhimbjet dhe përgjegjësia që kishte për ta, ajo i vrau të tre, e në fund edhe vetveten. 

Shifrat që jep organizata botërore e shëndetësisë tregojnë rrezikun nga kjo sëmundje. Në vitin 1973 të sëmurët me depresion ishin vetëm 3%, në vitin 1978 u rrit në 5%, ku thuhej se një në çdo dy njerëz në Amerikë vuante nga depresioni. Kurse kryetari i 
konferencës mbi çrregullimet mendore që u mbajt në Çikago më 1981, deklaroi se 100 milion njerëz në botë vuajnë nga depresioni, shumica e tyre nga shtetet e përparuara. Ndërsa disa të dhëna të tjera tregojnë se në botë nga kjo sëmundje vuajnë më shumë se 200 milion njerëz. 

Një njeri i urtë thoshte: “Shndërro nga limoni pije të ëmbël.” Një tjetër thotë: “Nuk është i aftë ai që i shton përfitimet e tija, por ai që humbjet i shndërron në përfitime. 

Nëse s’mund ta bësh diçka, kapërceje dhe kalo në atë që mundesh. 
Njerëzit shpesh thonë: ‘ Mos e bluaj miellin. 

Pra, çështjet që i keni mbaruar dhe janë kalimtare s’duhen përsëritur, sepse aty krijohet mërzia dhe dëshprimi si dhe humbet koha. 

Ka shumë vende ku të papunët mund ta kalojnë kohën duke përfituar, si p.sh.: Të bëjnë punë që janë në dobi të njerëzve, të ngushëllojnë të sëmurët, të vizitojnë varrezat, të kujdesen për  pastërtinë e vendeve, të asistojnë në punët e shoqatave humanitare,të rregullojnë e zbukurojnë librarinë dhe shtëpinë e tyre, të merren me sport e të ndërmjetësojnë që e mira tu arrijë nevojtarëve. 

Një poet thotë: 

“Nuk kam parë si mirësia, 
shijen e ka të ëmbël, 
dhe fytyrën shumë të bukur. ” 

Lexo historinë e do të vëresh vuajtjet e njerëzve, dhe merr mësim prej saj.