Saturday, January 18, 2020

Botë e mjerë

Sa e mjerë është jeta e kësaj bote! Nëse jeni të suksesshëm në njërin aspekt të saj, me siguri do të jeni të dobët në një tjetër. Nëse vjen pasuria, pason sëmundja. Nëse trupin e keni shëndosh, do të dalë një barrë tjetër. Dhe kur gjithçka duket se shkon mirë dhe më në fund ndjeni njëfarë stabiliteti, jeni gati për arkivol. 

Lumturia, nëse është e vërtetë, duhet të jetë e vazhdueshme në praninë e saj dhe e plotë në përmasa. Kur them vazhdimisht e pranishme, nënkuptoj se ajo nuk duhet të ndërpritet nga shqetësimi dhe se duhet të ekzistojë për njeriun si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën. Përsosja e saj arrihet kur asnjera nuk zvogëlohet apo prishet nga hallet apo shqetësimet. 

Një mbret i Irakut, u ul nen nje pemë për t’ u çlodhur dhe për të pirë alkool. Ai thirri Zejdin,një njeri të urtë, që ta këshillonte. ‘Ai i tha, O Mbret, a di se ç’thotë kjo pemë?” Mbreti i përgjigj, “Jo, çfarë thotë?” ‘Ai i tha: 

“Shumë njerëz këkuan prehje nën degët e mia,

Për të pirë verë përzier me ujë të kulluar, 

Por koha shpejt atyre ua punoi me të këqija, 

Sepse e tillë është ajo: s’rri gjë pa ndryshuar. ” 

I tmerruar nga ajo që mund ta priste, mbreti u hidhërua shumë; ai e la pijen dhe mbeti mjeran gjersa vdiq. 

Teksa Perandori (Shahinshah) i Iranit festoi 2500 vjetorin e mbretërisë persiane, ai filloi të bënte plane për zgjerimin e pushtetit të tij në toka të tjera. Pastaj, sa hap e mbyll sytë, ai e humbi pushtetin dhe u rrëzua nga froni (më 1979).

I përndjekur nga kështjella dhe bota e tij, ai vdiq në ekzil si një i varfër në kurbet. Asnjeri nuk derdhi lot për të. 

"Sa kopshte e kroje kanë lënë! Edhe ara të bukura e vende të bukura. Dhe sa të mira që i kanë përjetuar.” 

Një rast i ngjashëm është ai i Çausheskut, presidentit rumun. Ai sundoi për 25 vjet, dhe kishte një gardë prej 70 000 vetësh. Por në fund, vetë populli i tij ia rrethoi kështjellën. Ata ia copëtuan trupin e pushkatuar.

Kështu, ai vdiq, pa patur asgjë për të treguar nga sundimi i tij i gjatë: ai s’mori asnjë të mirë nga kjo botë.

Një tjetër shembull është presidenti filipinas Markos. Ai mblodhi pasuri dhe pushtet për vete duke mbjellur mjerim për popullin e vet. Pastaj, Zoti e bëri të ndjente po atë mjerim, sepse atë e përzunë nga vendi, familja, dhe pasuria e tij. Pa gjetur strofkë ku të futej, ai vdiq i poshtëruar: edhe njerëzit e tij refuzuan ti lejonin të varrosej në Filipine.