Lexoni më shumë, por me introspeksion
Të bekohesh me dije të shumtë, mendje medituese, të kuptuar të thellë, dhe një intelekt që zhytet nën sipërfaqe për të gjetur arsye dhe motive - janë faktorë që ndihmojnë në arritjen e
qetësisë.
Zakonisht një dijetar është mendjehapët dhe i qetë. Një mendimtar perëndimor ka thënë: ‘ Unë mbaj një dosje të madhe në sirtarin tim, dhe mbi të shkruhet "Budallallëqet që kam bërë" .
Në të unë shkruaj të gjitha gabimet e trasha dhe fajet që kam kryer gjatë ditës, për t’i njohur ato dhe për t’u çliruar prej tyre.
"I mençuri e heton veten me më shumë rreptësi sesa tregtari partnerin e tij.”
Mbani një ditar, ku të hetoni veprimet tuaja. Shkruajini aspektet negative të personalitetit dhe sjelljeve tuaja, pastaj mendoni zgjidhje për t’i hequr ato.