Për sa kohë që sytë dhe veshët
i kemi në atë që ndodh larg
për ata që vrasin e vriten,
të qeshim apo qajm...
Sytë tanë do na shtangen
nga hipokrizia e turpi
Kur të shohim dhimbjet
e dikujt që kemi pranë
Zemrat e kanë harruar
praninë e tjetrit që lëngon
Në heshtje vuan dhimbjet,
për hir të Zotit duron
Durimin shok ka bërë me kohë,
në çdo stinë
Me shokë buzëqesh
sikur asgjë nuk ka ndodh,