Tre gjëra me rëndësi
Duke studijuar librat që flasin për çështjen e brengosjes dhe depresionit, pa marrë parasysh nëse janë nga të parët tanë, nga letrarë apo historianë të ndryshëm, nga librat e Lindjes apo Perëndimit, nga përkthime të ndryshme dhe revista apo gazeta,nxora tri gjëra me rëndësi që mund të merren si bazë për shërimin nga depresioni e brengosja:
1. Zemra e lidhur fortë me Zotin,adhurimi i Tij dhe respektimi i fjalës së Tij. Kjo është çështja më madhore e besimit.
2. Mbyllja e dosjes së të kaluarës, me të gjitha trishtimet dhe problemet që ngërthen ajo dhe fillimi i një jete të re me ditë të reja.
3. Lënia e të ardhmes së largët dhe mosthellimi në gjërat që do vijnë. Të gjitha profecitë, pritjet, frikat për të ardhmen duhet harruar dhe duhet jetuar në kufijtë e ditës.
Dikush ka thënë: “Ruaju nga shpresa e gjatë (shpresëmadhia) (për këtë botë), sepse ajo të bën të harrosh (gjërat e vërteta)”.
Kam njohur para ca kohësh njerëz që parashikonin se në të ardhmen do të ngjajnë gjëra të dëmshme e të frikshme që ende s’kanë ndodhur, kështu vazhdonin të frikësonin veten dhe të tjerët. Shembulli i tyre është si ai i të burgosurit në burgjet kineze,mbi kokat e të cilëve kanë vendosur rubinet që rrjedh ujë. Duke pritur pikat e ardhshme të ujit i burgosuri çmendet.