Sunday, January 5, 2020

Thinjat

Flokët e mia të thinjura mbi kokë syri kur m'i pa 

U thash qimeve të bardha, mirëse erdhët e Merhaba. 

Përshëndetjen ta kisha fshehur, s’do ta bëja këtë nga frika 

Por e dija se nuk më largohen, u pajtova dhe kështu i prita. 

Andaj të papëlqyerat kur më vijnë, e shpirti nuk më hidhërohet 

E urrejtura përpara më prinë, por unë e shoh se asgjësohet