Tuesday, January 7, 2020

Mos u dëshpro në çastet e fundit të jetës

Mos u dëshpro në çastet e fundit të jetës 

Ebu Rejhan el-Biruni, një ndër dijetarët dhe shkencëtarët islam, edhe pse jetoi gjatë, nuk u nda nga leximi, nxënia, mësimdhënia e përpilimi i librave të ndryshëm. Mund të thuhet se gjatë jetës së tij kurrë nuk e braktisi lapsin nga dora, shikimin nga meditimi dhe mendjen nga të menduarit. 

Juristi Ebu’l-Hasan ‘Ali ibn Isa thotë: “Vizitova Ebu Rejhanin kur ndodhej në shtrat të vdekjes. Me të hyrë në dhomë kuptova se jeton çastet e fundit të jetës. Duke qenë në këtë gjendje të rëndë, më pyeti: ‘Si ishte përfundimi i çështjes së fundit që e biseduam rreth trashëgimisë?’ Duke dashur t’ia lehtësoj, iu përgjigja: ‘A është aq e nevojshme të flasim për çështje legiislative në këtë gjendje?’ Më tha: ‘E di se do ta lë këtë botë, por a nuk do ishte më mirë ta di çështjen se sa të vdes injorant rreth saj?’ Atëherë unë ia përsërita çështjen që kishte të bëjë me trashëgiminë dhe ai filloi të ma shpjegonte. Pasi dola nga dhoma e tij dëgjova një klithmë; e kuptova se ai ndërroi jetë. Pa dyshim që në këtë mënyrë e përfundojnë jetën e tyre vetëm shpirtërat e dijes"