Ndalo pak dhe mendo rreth mirësive që ke duke parë këto foto.
Mos u habit nga të këqinjtë ndonëse janë të shumtë,por habitu nga bamirësit ndonëse janë pakicë.
Aristoteli ka thënë: “Me të vërtetë, njeriu shembullor është ai që gëzohet kur bën mirë, e turpërohet kur ia kthejnë të mirën,sepse ofrimi i mëshirës dhe butësisë të lartëson, kurse pranimi i mëshirës dhe butësisë është argument i dështimit.”
Mos u trishto nëse fiton kafshatën,një grusht ujë dhe pëlhurën që të mbulon trupin.
Njëri nga marinarët kishte humbur në oqeanin e pafund dhe njezet e një ditë qëndroi kështu i humbur, duke mos ditur veten fare se kah te merrte drejtimin. Kur shpëtoi nga kjo, njerëzit e pyeten se çfare mësimi mori nga ky pësim i tmerrshëm, ai u tha:
"Mesimi më i madh që nxora nga ky pësim është: nëse ke me vete ujin e pastër dhe ushqim të mjaftueshëm, gjithmonë rri i kënaqur dhe kurrë mos u bëj merak!”
Jonathan Swift thotë: “Mjekët më të mirë në të gjithë botën janë: Dr. Dieta, dr. Qetësia dhe dr. Gëzimi. Pra, ushqimi i pakët me qetësi dhe gezim është ilaçi më i dobishëm i gjithë kohërave”.
Dr. Samuel Johnson thotë: “Shprehia e të shikuarit në anën e mire te gjërave eshte me e shtrenjtë se fitimi i disa mijëra dollarëve në vit.”
Njëri nga besimtarët e devotshëm i tha një harxhuesi: “Unë të shoh në dhunti të mëdha, prandaj kufizoji ato më falenderim.”