Zotin përkujtova,
edhe në momentin më të vështirë,
Mbeta trim i paluhatshëm,
ndonëse s’më linin të lirë.
Harrova të gjithë kënaqësitë
tërheqëse në këtë botë,
Në ditën e luftës së rëndë,
për hir të Zotit Fuqiplotë.
Sa i mirë që je! Edhe nën hallkat e hekurta,
misionin tënd të shenjtë nuk e harrove
as qerpiku i syve gjumin nuk shijoi,
derisa vdekjes pa frikë iu afrove.