Njeriu jetën e ndërton me idetë e veta. Pra,mendimet e tua janë ato që të japin fryte të freskëta apo të prishura. Këto mendime janë, po ashtu, ato që të lënë gjurmë në jetë, pa marrë parasysh a janë gjurmë të lumturisë apo të hidhërimit.
Lexoji këto fjalë me vëmendje e do të kuptosh ku e kam qëllimin: “Nëse je i zbathur dhe ecën pa këpucë, shiko atje tek ata që kanë trupin,por s’kanë këmbët, atëherë do të të vijë ndërmend se duhet ta falënderosh Zotin tënd për dy këmbët e tua që i ke në trup edhe pse je këmbë zbathur!”