Wednesday, January 8, 2020

Ibën Tejmije

Ibën Tejmijje,një dijetar i madh i cili kur ishte në burg ka thënë : “Ndonjëherë zemra kalon nëpër një gjendje shumë të këndshme, saqë them: Nëse banorët e xhennetit jetojnë si ne, qenkan në më të këndshmen jetë”. 
Gjithashtu: Me të vërtetë ndonjëherë zemrës i kalojnë raste,që vallëzon me hare nga gëzimi dhe kënaqësia që ndjen duke përkujtuar Zotin.

Kur e futën në qeli dhe ia mbyllën derën, ai tha: 

“Vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka derë, e brendia e tij është mëshirë, kurse ana e jashtme është dënim”.
Pastaj, pasi e lanë të vetmuar në atë dhomë të errët e të ftohte,ai thonte me vete plot besim në zemër: ç’do me beje armiku mua?! 
Unë Xhennetin dhe kopshtin tim e kam këtu brenda ne gjoks. 
Ngado që të më çojnë, i kam me vete. Nese me mbysin jam dëshmor, nëse më dëbojnë nga qyteti jam vizitues i qytetit tjeter, e nëse më lënë përgjithmonë këtu ku jam, burgu do më jetë vetmia e preferuar, gjë që e dëshiroj më shumë se gjithçka, pasi qe vetmia më bën të jem më afër Krijusit tim."

"Thonë një fjalë që s’blehet me asgjë: ç’gjeti ai që e humbi Zotin?! Dhe ç’humbi ai që gjeti Zotin?! Këto dy thënie nuk perputhen asnjëherë e as nuk krahasohen kurrë. Ai që gjeti Zotin gjeti çdo gjë, e ai që humbi Krijuesin e vet, humbi gjithçka."