Sunday, January 19, 2020

Koha e duhur

Një poet bëri një jetë të skamur. Në kulmin e rinisë, ai donte para dhe nuk i kishte. Ai donte edhe një grua, por nuk arriti ta ketë. Kur u plak, me flokët e thinjur dhe kockat e brishta, ai u pasurua. Shumë gra deshën të martohen me të dhe ai bëri jetë të rehatshme. Nga paradoksi i të qenurit i varfër kur mund t’i kishte shijuar te gjtha rehatitë, dhe të qenurit i pasur kur kënaqësia e gjërave të tilla u zbeh, ai shkroi: 

'‘Ajo që dëshiroja të kem kur i kisha njëzet,
Më erdhi në dorë kur mbusha shtatëdhjetë; 

Vasha të bukura turke kërcejnë rreth meje 
Veshur në mëndafsh e perla plot gazmende. 

Ato më thonë, -'' Rënkimet tuaja s’na lënë të flëmë, 
Ç’ke kështu që ankon me tërë atë gjëmë?’ 

Dhe unë i trishtuar u përgjigja pa qejf :
‘Vuaj nga të qenurit tetëdhjetë vjeç. ”