Friday, January 17, 2020

Qetësia është pasuri

S’është e pazakontë të shihen punëtorë që janë aq të varfer sa gjithçka që fitojnë në një ditë e harxhojnë aty për aty. E megjithatë shumë prej tyre janë të lumtur, paqësorë, me zemer te forte 
dhe shpirt të qetë. Kjo sepse ata janë tepër të zënë për të menduar për të djeshmen apo për të nesërmen. Mënyra e tyre e jetesës i ka bërë ata ta vlerësojnë të sotmen ngase atyre nuk u ështe dhene mundësia të mendojnë për gjë tjetër. 
Krahasojini këta me ata që jetojnë nëpër vila luksoze. Pasiviteti dhe koha e tyre u ka dhuruar atyre shumë kohë për të menduar per problemet dhe mungesën e qëllimit të jetës së tyre. Kësisoj, mjerimi dhe shqetësimi molepsin shumë prej tyre, ditë e natë.