Thursday, January 2, 2020

I miri dhe i keqi

Nuk ka njeri më të keq se ai që përmend vetëm veprat e këqia të të tjerëve ; hulumton për mangësitë e tyre,zmadhon të metat dhe zvogëlon virtytet e tjetrit,urren të flitet vepra e mirë që bën dikush dhe bashkohet me atë që flet keq për dikë.Kur dëgjon të flitet mirë për dikë,nuk kënaqet por sheh anën negative të tjetrit.
Nuk ka njeri më të mirë se ai që përmend vetëm veprat e mira të të tjerëve ; kërkon arsyetime për gabimet e tjetrit,mbulon të metat e tyre,lavdëron virtytet që tjetri ka,kërkon të shoqërohet me ta që të përfitojë prej moralit të tyre dhe e frenon të keqen që përhapet që në fillim! 
Sepse mjafton si e keqe fakti që përflet të keqen,dhe mjafton si e mirë fakti që përflet të mirën! 
Sepse e mira shtohet duke folur mirë,ndërsa e keqja pakësohet duke mos e bërë objekt bisede.