Sunday, January 5, 2020

Mos u pikëllo, jeta është më e shkurtër se ç’mendon

Mos u pikëllo, jeta është më e shkurtër se ç’mendon 

Dale Carnegie na përshkruan ngjarjen e dikujt që ishte goditur me ulçer në stomak. Të gjitha përpjekjet e mjekëve qenë të pasuksesshme derisa i caktuan edhe kohën e vdekjes, dhe madje e këshilluan të përgatiste edhe qefinin. Kur papritmas Hani - emri i të sëmurit - mori një vendim shumë të çuditshëm ndaj vetes, duke thënë: ‘Nëse nuk më paska mbetur në këtë jetë veçse një kohë e shkurtër për të jetuar, atëherë përse të mos kënaqem gjatë saj? Çdoherë kam shpresuar dhe menduar të ec e t’i shoh të gjitha vendet e botës, përpara se të më arrijë vdekja. Kjo pra është koha kur më mundësohet ta relizoj ëndrrën e vjetër.’ Pa ngurruar aspak, shkoi e mori biletën e udhëtimit. Mjekët që e kishin pacient, u frikësuan dhe e këshilluan: Të paralajmërojmë se nëse je i vendosur për të udhëtuar, varri yt mund të jetë në thellësirat e detit! Por ai me një vendosmëri të fortë u tha mjekëve: Kurrsesi nuk do të ndodhë diçka prej kësaj që po më thoni. Unë u kam premtuar marinarëve që kufoma ime nuk do të varroset, pos në varrezat e familjes sime. Ja, kështu Hani hypi në anije,duke recituar poezitë: 

Ejani të shënojmë për njerëzimin një tregim 

Ta mbarojmë jetën, me një të ëmbël përfundim 

Se gjumi as na e zgjati jetën, kur me të e mbronim 

E as na e shkurtoi jetën, natën kur pa gjumë qëndronim. 

Pra, këto vargje i thoshte njeriu i sëmurë, dhe kështu e filloi udhëtimin e tij me plot gëzim e lumturi. Dërgoi disa përgëzues te bashkëshortja e tij që ta lajmëronin për gjendjen e vet,duke i porositur që t i thonin: “Çdo gjë të lezetshme e të këndshme që më kanë ofruar në anije e kam ngrënë. Kam pirë, kënduar e recituar poezi dhe të gjithë llojet ushqimore i kam ngrënë,madje edhe yndyrërat që i pata të ndaluara! Jam kënaqur gjatë kësaj shëtitjeje saqë këtë lumturi kurrë se kam patur më parë.” 
Pastaj çka?! Dale Carnegie tregon se i gjori i dikurshëm Han është shëruar nga sëmundja që kishte në stomak dhe se mënyra që ai përdori për shërim është më e suksesshme për t’i mposhtur e asgjësuar sëmundjet dhe për t’ i mundur dhimbjet!! 

Unë nuk pajtohem me poezinë e thurur më lart, pasi që në të vërejmë devijim dhe dalje nga programi hyjnor, por qëllimi i tregimit është se lumturia, gëzimi, pushimi, janë shumë më të forta për përballimin e rreziqeve të sëmundjeve se sa kokrrat e ilaçeve.