Kush ka studiuar historinë e një shkence të veçantë gjen në zhvillimin e saj një fill përshkues në mirëkuptimin e proceseve më të
lashta e të përbashkëta të çdo "diturie dhe njohjeje”: atje njësoj si këtu së pari zhvillohen hipotezat e ngutshme, shpikjet, vullneti i mirë budalla,mungesa e mosbesimit dhe e durimit; ndjenjat tona mësojnë vonë, dhe pothuajse nuk e mësojnë kurrë të tërën, të jenë të holla,organe besnike dhe të kujdesshme të njohjes. Për syrin tonë është më e rehatshme të rikrijoje, në një rast të dhënë, një përfytyrim shpesh të prodhuar më parë,se sa të mos mbajë në vetvete atë që është e pakapshme dhe e re në një përshtypje: për këtë veprim të fundit duhet më shumë forcë,më shumë "monolitet". Të dëgjosh përsëri diçka është e rëndë dhe e vështirë për veshin; pa qejf ne dëgjojmë një muzikë të panjohur; pa e kuptuar,duke dëgjuar një gjuhë tjetër ne përpiqemi t'i përshtasim tingujt e fjalë që neve na tingëllojnë më të njohura e të zakonshme: kështu për shembull, gjermani, diku, duke dëgjuar fjalën "arcubalista" krijoi fjalën "Armbrus". Gjëja e re has gjithashtu armiqësinë dhe kundërshtimin ndjenjave tona; dhe në përgjithësi edhe në proceset më të thjeshta të shqisave mbretërojnë ndjenja si frika, dashuria, urrejtja, përfshi ndjenjën pasive të përtacisë. Është e vështirë që sot një lexues të lexojë të gjitha fjalët e veçanta (ose madje rrokjet) të një faqeje, por nga njëzet fjalë ai kap rastësisht rreth pesë dhe "gjen" kuptimin e përafërt të atyre pesë fjalëve; po me aq vështirësi ne shikojmë me saktësi dhe plotësisht një pemë nga pikëpamja e gjetheve, e degëve, e ngjyrës, e ndërtimit na duket shumë më e thjeshtë të përpunojmë me fantazinë tonë një lloj të përafërt peme. Ne sillemi në këtë mënyrë madje edhe kur jemi duke bërë provat më të rralla?!
I marrim me mend pjesën më të madhe të provave dhe pothuajse nuk jemi në gjendje ta detyrojmë veten për të mos marrë pjesë në ndonjë proces si “shpikës”. E gjitha kjo do të
thotë që kryesisht, që nga kohë që s'mbahen mend ne jemi mësuar të gënjëjmë. Ose, për t'u shprehur në mënyrë më të rrjedhshme dhe më
hipokrite, me një fjalë, më të pëlqyeshme: jemi shumë më tepër artistë nga sa dihet. Gjatë një bisede të gjallë, sipas mendimit që shpreh dhe
që besoj të ketë nxitur tek ju, unë shoh shpesh fytyrën e njeriut me të cilin flas, kaq qartë dhe pastër përpara meje, sa një shkalle qartësie e kalon dukshëm forcën e aftësisë sime pamore: delikatesa e lojës së muskujve dhe shprehjes së syve duhet pra të përfytyrohet nga unë. Ndoshta njeriu në fjalë kishte krejtësisht shprehje tjetër ose nuk kishte asnjë shprehje.
Ouidquid luce fuit, tenebris agit(një lloj arme e vjetër) : por edhe e kundërta. Ajo që jetojmë në gjumë, duke pranuar që përsëritet shpesh i përket pasurisë së shpirtit tonë po aq sa diçka "në të vërtetë" e jetuar dhe falë asaj jemi më të pasur ose me të varfër, kemi një kërkesë më shumë apo më pak: si perfundim, në dritën e qartë të ditës dhe madje çastet më të qeta të vetëdijes së kthjellët, jemi pakëz pre e zakoneve tona ëndërrore. Meqë nje njeri në ëndrrat e tij futuron shpesh dhe më në fund, sapo ëndërron, bëhet i vetëdijshëm për një forcë dhe një aftësi fluturimi sikur të ishte pothuajse një veti e posaçme dhe sikur të ishte gjithashtu nje fat i tij vetjak për ta pasur zili; meqë një njeri i tille, i bindur se mund të bëjë çdo kthesë dhe të mbushë çdo kënd me shtysën më të vogël që njeh përshtypjen e njëfarë lëkundshmërie hyjnore, nje "drejt lartësisë" pa tension dhe detyrim, një “drejt ultësisë" pa lëshim dhe përulje (pa rëndesë), si mundet qenia njerëzore që bën prova të tilla ëndrrash dhe që ka zakone të tilla ëndrrash të mos e gjejë të davaritur dhe të përcaktuar ndryshe fjalën "lumturi" edhe në ditën e saj të qëndrimit zgjuar? "Vrulli i fantazisë", ashtu si e përshkruajnë poetët, në krahasim me atë "fluturim" duhet t'i duket tepër tokësor, muskuloz, i dhunshëm, tepër "i rëndë".