Monday, January 20, 2020

I dehur nga dhimbja

Me duar në xhepa po shëtisja për të parë bukurinë e pemëve të mbushura me zogj të cilët flisnin e këndonin për qejfin e tyre. U ula aty pranë një stoli për të shijuar çastet e bukura me qëllim që të frymëzohesha për një poezi e cila të përshkruante bukurinë e atij vendi.

Por...papritur ndodhi diçka që e prishi atë bukuri,ndodhi ajo që i shmangesha më së shumti! 
Njësoj si një njeri që vajton dashurinë e humbur,aty pranë vajtonte një zog duke kënduar me një zë drithërues aq sa më zgjoi të gjitha kujtimet.
Nuk e di sesi ndodhi dhe kur u përfshiva në dhimbjen e tij.Fillova ta ndieja veten si ai zogu i vetmuar i cili këndonte për dashurinë por asnjë përveç meje nuk e kuptoi sepse siç thonë " të ngjashmit e kuptojnë të ngjashmin"!

Në ato çaste u zgjuan nga gjumi mijëra kujtime të cilat më ngacmuan shpirtin.
E,kur të ngacmohet shpirti fillon të këndosh si një idiot mbi një shishe vere.
Sa më shumë e zbrazja shishen aq më shumë e mbushja atë me dhimbje! 
I dehur tap nga dhimbja,po i këndoja shishes sime të bukur si të ishte trupi i një femre! 
Por serenatën time,ashtu si zogu vajtues, asnjë nuk e kuptonte,askush nuk u bashkua me dhimbjen time.
Kalimtarët e rastit po qeshnin më këngën time,me dhimbjen time!
Kështu ndodh kur asnjë nuk të kupton!

Dhe qeshin të tjerët me dhimbjen time akoma...!!!
Kur ske asnjë që stë kupton,dhimbja shtohet dyfish!
Kjo është vetmia!
Sado njerëz të kesh pranë!