Mos u pikëllo, shiko veten dhe vlerësoje atë, ti nuk i ngjan askujt.
Dr. James Gordon Gilkee thekson: “Problematika e dëshirës për të qenë vetvetja është e vjetër sa vetë historia e njerëzimit. Po
ashtu problematika e mosdashjes së vetvetes është burim madhor i çekuilibrit dhe shqetësimit personal.”
Dikush tjetër tha: “Ti në krijimtarinë tënde je diçka tjetër, ty askush s’të përngjan, e as që i ngjan kujt tjetër, ngase Zoti bëri dallim mes krijesave dhe i bëri të ndryshëm nga njëri-tjetri”.
Angelo Battero ka shkruar trembëdhjetë libra dhe mijëra artikuj rreth edukimit fëminor. Ai thotë: “Askush nuk është i mjerë siç është ai i cili dëshiron të mos jetë si vetvetja, apo si trupi
dhe mendimet e tij”.
Çdo person ka cilësitë, veçantitë dhe talentet e veta, andaj askush mos të shkrihet në tjetrin. Ty të krijoi Zoti me aftësi të caktuara, që t'i kryesh veprat e caktuara të përputhura me aftësitë që i posedon, dhe ashtu siç thonë: Lexo vetveten,që të dish çfarë të ofrosh (punosh).”
Emersoni në esenë e tij rreth "mbështetja në vetveten” thotë: " Do të vije koha kur njeriu do të arrijë në dituritë shkencore që të bindet dhe të besojë se xhelozia është injorancë, imitimi është vetvrasje, dhe se veten duhet ta konsiderojë ashtu siç është, sido që të jetë momenti e koha, ngase ky është caktimi i tij. Sado që kjo hapësirë është përplot me gjëra të mira e të dobishme, nuk do mund të arrijë te kokra e drithit përveç pas mbjelljes dhe kujdesit të tokës pjellore. Pra, fuqia e brendshme që gjendet në brendësinë e tij është e re në natyrë, saqë askush nuk e di këtë fuqi të re,madje edhe njeriu që e posedon në vetvete derisa ta provojë.