Thursday, January 16, 2020

Fjalë ngushëllimi

Dy fjali të forta ngushëllimi 

Imam Ahmedi tregon dy fjali që i vlejtën atij gjatë kohëve të vështira kur atë e dënonin dhe e torturonin. 

1) Në fillim foli një njeri që ishte burgosur për pirje alkooli. Ai e takoi Imam Ahmedin dhe tha, “O Ahmed, tregohu i qëndrueshëm sepse do të të kamzhikosin për të vërtetën në të cilën je duke ndjekur. Më kanë rrahur shumë herë për pirje, dhe kam duruar.” 

2) E dyta ishte nga një malësor që e pa Imam Ahmedin në zinxhirë teksa po e çonin në burg. Ai tha, “O Ahmed, bëj durim. Sepse padyshim, nëse ky është vendi ku do të vritesh, ai do të jetë edhe vendi nga ku do të hysh në Xhennet.”