Monday, January 13, 2020

Të metat nuk janë disavantazhe

Të metat nuk janë disavantazhe

Disa njerëz që sot njihen si të mëdhenj në ndikimin e tyre në historinë njerëzore i kanë kapërcyer të metat e tyre dhe kanë arritur shkallë të larta në shkencë. Shumë dijetarë ishin me të meta por kjo s’i pengoi të mos përparojnë e të njihen me ndikimin e tyre në shoqëritë e atëhershme.
Shumë njerëz të mençur në botë i ka goditur verbëria, por kjo nuk i pengoi në jetën e tyre.

Një diplomë nga një universitet prestigjioz nuk është gjithçka. Mos u dekurajoni e as mos e humbni shpresën pse nuk keni mundur të merrni një gradë universitare. Edhe pa diplomë në dorë, mund të shkëlqeni dhe t’i kontribuoni mjaft njerëzimit. Sa e sa njerëz të famshëm dhe të shquar për të cilët keni dëgjuar, janë pa një gradë universiteti! Ata ia dolën mbanë në jetë dhe kapërcyen pengesa të pakalueshme me vullnet të hekurt dhe vendosmëri të fortë.
Përveç kësaj, dijetarët tradicionalë si dhe viganët e prijësat akademikë në fusha të ndryshme të dijes që kanë kaluar gjatë periudhës së shkëlqyer të historisë, nuk zotëronin kurrfarë ‘gradash prestigjioze akademike’. 

Nga ana tjetër, ka me mijëra doktorë të shkencave në botë, të cilët mbeten të panjohur dhe pa ndonjë ndikim mbi shoqërinë.