Shok i mirë është ai që të vjen në vështirësi dhe e kërkon në gëzime.
Ai që të kujton të mirat që i ke bërë dhe që e kujton në të mirat që ai mund të bëjë për ty.
Ai që të shuan zjarrin e zemërimit me ujin e durimit.
Ai që të lehtëson brengën që askush nuk e di dhe të gëzon me mirësitë e tij.
Ai që është i sinqertë me ty qoftë dhe në dëm të tij.
Ai që të kujton e lutet për ty në fshehtësi siç lutet për veten e tij.
Ai që lakmon për ty atë që lakmon dhe për vete.
Ai që sa e sheh të kujton Zotin dhe të qetëson me praninë e tij.
Ai që të fal për çdo gabim dhe të ndihmon të bëhesh më i mirë sesa je.
Ai që nxjerr në pah anën më të mirë tënden e nuk të lejon anën më të keqe që të mbizotërojë në ty.
"...me të vërtetë atë ditë të gjithë do të jenë armiq me njëri tjetrin përveç atyre që janë dashur për hir të Zotit..."